Fshati rus i balenave që gjendet vetëm 80km larg SHBA, mes oqeanit Arktik e Paqësor (fotogaleri)

Fshati panoramik që shihni në foto është vendbanimi më lindor në të gjithë Eurazinë.

I njohur me emrin Uelen, kolonia gjendet në një pjesë të zgjatur toke drejt oqeanit Arktik, dhe vetëm 80 kilometra larg Alaskës në SHBA.

Aktualisht aty jetojnë rreth 600 njerëz, që përfshihen kryesisht në gjueti balenash, peshkim dhe gdhendje dekorative kockash.

Fshati që gjendet në mes të dy oqeaneve, atij Arktik dhe Paqësor është i vendosur në kepin Dezhnev, i zbuluar nga titullari Semyon Dezhnev në vitin 1648.

Udhëtarët që kanë qenë aty thonë se vendi është tepër i ashpër por i mrekullueshëm.

Më parë vendbanimi më lindor i masës tokësore euraziatike ka qenë Naukan, por pas braktisjes së tij nga banorët ‘titulli’ i kaloi Uelen.

Të shkosh aty nuk është e thjeshtë pasi mund të arrihet vetëm me rrugë ujore ose me helikopter. Dhe në fakt një helikopter sjell furnizime dhe merr prodhime detare një herë në dy javë, mes të cilave mjete lëvizjeje në dëborë, slita qensh ose barka.

Çuditërisht moti në këtë nuk është shumë i ftohtë në dimër, por as shumë i nxehtë në verë. Temperatura mesatare e dimrit është minus 15°C, ndërsa në verë plus 7°C.

Rripi i tokës ku gjendet Uelen është më pak se 300 metra i gjerë por megjithë këtë komuniteti ka një shkollë, kishë, zyrë postare, dyqane gdhendjesh dhe ndërtesa rezidenciale.

Në një muzeum të vogël mund të gjenden koleksione kockash të punuara luanësh deti, lëkura të kafshëve detare të gjuetisë, kocka balenash dhe suvenire të tjera vendase.

Rezidentët jetojnë kryesisht me gjueti balenash teksa rajoni i Chukotka është një nga të paktët që lejon vrasjen e balenave dhe luanëve të detit për arsye jo komerciale dhe me mjete të tilla. Rrjeti celular është vendosur edhe këtu në vitin 2011.//RussiaBeyond//