Fier/ Dhunë ndaj mamasë, ish-bashkëshortes dhe një djali të mitur, në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar në Fier pasi kanë kryer dhunë në familje.

Kështu 32-vjeçar J. B., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se 42-vjeçari, L. A., banues në Lushnje është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Gjithashtu në Fier janë arrestuar tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale, ndërsa procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar pasi gjatë kontrrollit fizik iu gjetën dhe sekuesturan lëndë narkotike kanabis.

Policia Lushnjë ndaloi 31-vjeçarin e shpallur në kërkim R. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Një 62 vjeçar, I. M., është arrestuar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërsa një 35 vjeçar, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan, 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj gome, si ato të Policisë.

Sipas policisë materialet proceduriale u kaluan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

“DVP Fier/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: -S. E., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj gome, si ato të Policisë; -J. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi L. A., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin I. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve pasi në fshatin Ballagat, Lushnjë, janë vjedhur targat e automjetit në pronësi të shtetases B. Ç.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.