“Fëmijët e Republikës”/ Kryeministri i jep statusin 5 fëmijëve të policëve të rënë në detyrë

Pesë fëmijë të tre 3 heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës kanë marrë statusin e “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”.

Kryeministri Edi Rama priti paraditen e të martës, në zyrën e tij, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu fëmijët e dy policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt.

“Ne në fakt e kemi pasur goxha merak këtë punë edhe herë pas here kemi diskutuar që s’mund të jetë kjo histori me një ndihmë modeste si ajo që ishte sepse praktikisht janë fëmijë që humbasin një prind i cili është në punë, i cili ka një lagë që e sjell në shtëpi. Kështu që menduam ta bëjmë plus pagë domethënë jo thjesht sa paga por plus në mënyrë që të paktën nga pikëpamja ekonomike të mos kenë asnjë shqetësim për fëmijët dhe asnjë mungesë. Ndërsa përsa i përket pjesës së arsimit pastaj, ato janë ekstra. Kështu që, është mbase pak e vonuar por jo të gjitha gjërat i kemi ditur dhe i dimë, mësojmë rrugës dhe kuptojmë rrugës si mund ti bëjmë më mirë.  Edhe në këtë pikë dhe me këtë status të them të drejtën ndihemi vërtetë të kënaqur sepse plotësohen në mënyrë shumë kuptimplotë të themi nevoja financiare. Pastaj dihet ajo pastaj, që edhe sikur të jetë pesëfish, boshllëkun nuk e mbush dot shpirtëror. Por besoj që këta kanë edhe vetëdijen që duhet t’i nderojnë deri në fund baballarët edhe siç janë krenarë për baballarët ti bëjnë dhe ata të buzëqeshin kur i shohin nga lartë”, tha kryeministri Edi Rama.

Me marrjen nga këta pesë fëmijë të këtij statusi, deri më tani numri në total shkon në 20.