
Kjo bimë mbi 2000 vjeçare përdoret kundër dhimbjeve të kokës, dhëmbit, bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes, astmës, artitit, infeksioneve dhe pranisë së parazitëve në sistemin tretës.
Efektet e mundshme të farës së zezë kundër sëmundjeve
Studimet për ndikimin e farës së zezë në shëndetin e njeriut dhe kundër disa sëmundjeve janë në një fazë të hershme, megjithatë deri më tani gjetjet janë si më poshtë.
Astma
Studimet po tregojnë se konsumi i farës së zezë krahas ilaçeve kundër astmës nxit përmirësimin e simptomave dhe të funksionit të mushkërisë.
Ky ndikim gjithësesi vërehet vetëm tek disa njerëz, mushkëritë e të cilëve kanë funksion të cënuar.
Doza e këshilluar në këto studime është 2 gramë farë e zezë e bluar çdo ditë për 12 javë ose 500 mg vaj të farës së zezë dy herë në ditë për katër javë.
Diabeti
Studimet e deritanishme tregojnë se konsumi i farës së zezë përmirëson nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Megjithatë, fara e zezë nuk ndërvepron mirë me ilaçin metformin që përdoret nga diabetikët.
Doza e këshilluar është 1 gramë farë të zezë pluhur dy herë në ditë për 12 muaj ose 450 mg vaj esencial tre herë në ditë për 12 javë.
Tensioni i lartë i gjakut
Ndonëse të pamjaftueshme, studimet tregojnë se fara e zezë mund të shkaktojë një ulje të lehtë të tensionit të lartë të gjakut.
Doza e këshilluar për këtë diagnozë është: 0.5-2 gramë farë të zezë pluhur çdo ditë deri në 12 javë ose 2.5 mililitra vaj esencial dy herë në ditë për 8 javë.
Ka pretendime se fara e zezë mund të përmirësojë sistemin imunitar të njerëzve që i nënshtrohen trajtimeve kundër kancerit dhe për përmirësimin e kujtesës dhe aftësive të trurit, megjithatë, studimet janë tepër të pakta për të arritur një konkluzion të pranuar gjerësisht.
Në vendet e Lindjes së Mesme, fara e zezë përdoret edhe kundër hepatitit C apo kolesterolit të lartë./AgroWeb