Evakuohet qyteti i shenjtë në Indi, banorët: Po na fundoset nën këmbë

 Autoritetet në një nga qytetet më të shenjta në Himalajet indiane evakuuan qindra banorë në panik të dielën pasi shumë shtëpi njëra pas tjetrës filluan të kishin  çarje dhe fundosje nën tokë nga përmbytjetet.

Shkaku i përmbytjes në Joshimath ishte i paqartë, por banorët ia vënë fajin ndërtimit të rrugëve dhe tuneleve për një projekt hidroelektrik aty pranë.

Autoritetet lokale thonë se  të paktën 60 familje ishin zhvendosur në strehimore dhe shumë të tjerë do të zhvendosen në vijim pasi banesat e tyre janë të pasigurta

Qyteti  strehon rreth 20,000 banorë, dhe gjatë të dielës shumë janë detyruar të flenë jashtë në të ftohtin e acartë pasi  thanë se kishin paralajmëruar autoritetet për javë e në disa raste muaj për çarje në ndërtesa dhe rrugë.

Joshimath është një portë kryesore për një numër vendesh të rëndësishme fetare në Himalaje, duke tërhequr mijëra pelegrinë çdo vit.

Qyteti gjithashtu pret një bazë të madhe të ushtrisë indiane dhe një rrugë strategjike për në kufirin e diskutueshëm me Kinën.