EMRI/ U konfliktua me armë me disa persona para dy vitesh, pranga të riut të shpallur në kërkim

EMRI/ U konfliktua me armë me disa persona para dy vitesh, pranga të riut të shpallur në kërkim

Policia Tiranes6 933x445

Pranga një të riut të arrestuar në Tiranë, Xhulio Vela, i përfshirë në një sherr në 2021-in.

NJOFTIMI I POLICISE
U konfliktua me armë zjarri, me disa shtetas, në tetor 2021, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim.

27-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuan punën dhe në rrugën “Babë Rexha”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në tetor të vitit 2021, në rrugën “Frosina Plaku”, shtetasi Xh. V. është konflikuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: