EMRI/ Shkoi për të peshkuar në Seman, i moshuari i zhdukur prej dy ditësh

EMRI/ Shkoi për të peshkuar në Seman, i moshuari i zhdukur prej dy ditësh

Seman

Prej dy ditësh një i moshuar rezulton i zhdukur. Bëhet fjalë për shtetasin Nasi Xhoxhi.

Mësohet se Xhoxhi, 78 vjec kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kanë gjetur në vendin ku peshkonte automjetin e tij dhe rrjetën e peshkimit. Ka dyshime se 78-vjecari mund të ketë ngecur në det, nderkohe ai peshkonte shpesh në këtë zonë.

Njoftimi i policise

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: