EMRAT/ Kishin kthyer banesën në “shtëpi bari” në Britani, arrestohen dy të rinj shqiptar

EMRAT/ Kishin kthyer banesën në “shtëpi bari” në Britani, arrestohen dy të rinj shqiptar

0 Swep Je Abercannabishouse7

Elidon Zeka dhe Morin Lalaj janë arrestuar në Britani pasi janë kapur brenda një “shtëpi” bari në Londër.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia ka sekuestruar 123 bimë narkotike dhe 169 fidanë të tjerë me vlerë 250 mijë paund. Jashtë banesës ishte një dhe mjet i tipit BMW e cila u sekuestrua nga autoritetet. Mësohet se njëri shërbente për të transportuar drogën.

Brenda banesës u gjendën dy shqiptarët, njëri prej tyre kishte njohje me bandën e drogës por vetë punonte në lavazho, ndërsa tjetri kishte hyrë në Britani në rrugë ilegale, më konkretisht me varkë përmes Kanalit të La Manshit.

Autoritet britanike bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar janë Elidon Zeka dhe Morin Lalaj, të moshës 22-vjeçarë dhe se gjurmët e Lalaj u gjetën më vonë në frigoriferin e shtëpisë dhe në një numër dehumidifikues, ndërsa Zekës u gjendën 325 paund.

Gjatë marrjes në pyetje, Zeka nuk i është përgjigjur pyetjeve, ndërsa Lalaj tha se kishte  qëndruar në shtëpi për rreth 3 javë dhe se priste të paguhej me 2600 paund për kujdesin e lëndëve narkotike.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: