Elton Ilirjani pushton median amerikane, autoritetet shqiptare heshtin

Nga “Forbes” te “LA Weekly” dhe nga “Miami Living” te “V magazine”, Elton Ilirjani vijon jehonën e suksesit në “New York Weekly” dhe së fundmi në “Influencer Daily”.

Artikulli i fundit tregon edhe më shumë arritjet e tij në biznes dhe në fushën e modës.

Fashion-i është forca e pestë më e madhe në kulturen pop, fill pas medias. Tani më shumë se kurrë fashion-i ka influence shumë të madhe në sajë të rrjeteve sociale dhe kulturës së influencer-ave. Mesazhet përcillen më mirë nëpërmjet fashion-it sesa televizionit dhe ky është një fakt i ditur mirë nga ata të cilët kontrollojnë fashion-in”, u shpreh Ilirjani.

Po nëse Ilirjani do të ishte grua? A do të ishin mbushur portalet shqiptare me tituj si “Modelja shqiptare shkëlqen në Amerikë”, “Ja sa i kushtoi veshja modeles shqiptare me famë botërore”…

Mediat prestigjoze në SHBA kanë vënë Eltonin në qendër të vëmendjes, ndërsa në Shqipëri nuk flitet për sukseset e tij, duke treguar kështu se homofomia është ende shumë e pranishme tek autoritetet dhe shoqëria shqiptare.