Ekonomia në Shqipëri/ Haxhi: Kemi nivelin më të ulët të barrës fiskale në rajon. Teliti: Në 2012 kemi pasur pagat më të larta, sot jemi të fundit

Ekonomia në Shqipëri/ Haxhi: Kemi nivelin më të ulët të barrës fiskale në rajon. Teliti: Në 2012 kemi pasur pagat më të larta, sot jemi të fundit

Open1

Eksperti i ekonomisë dhe ish-Zëvendësministër i Financave, Elton Haxhi, i ftuar në studion e emisionit “Open”News24 ka folur në lidhje me pagat e ulëta dhe mesatare në Shqipëri dhe rajon.

Në lidhje me nivelin e barrës fiskale, Haxhi u shpreh se Shqipëria ka nivelin më të ulët në krahasim me vendet e rajonit. Kjo deklaratë e tij kundërshtohet nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti, i cili u shpreh se në vitin 2012, Shqipëria ka pasur pagat më të larta ne rajon, ndërkohë sot pas 10 vjetësh është e fundit.

Pjesë nga debati në studio:

Haxhi: Nëse krahasojmë rritjen, ka një diferencë . nga 2019-2022 rajoni është rritur me 25%, ndërsa ne me 19%. U thanë edhe disa të pavërteta. Në rajon, niveli i produktivitetit është rritur më pak se ai i pagave. Pra, ka një presion për rritjen e pagës, pasi nuk ka punëtor. Ka presion dhe në Shqipëri. Studimi që ka bërë Banka Botërore, anon nga ana e pagave. Nuk është e vërtetë që produktiviteti po kërcon. Po ta vini re, rritja e pagave është e ngjashme me rritjen e pagës minimale me VKM. Pse përputhen këto? Automatikisht çdo vendim i qeverisë ka ndikuar në të njëjtën masë dhe në rritjen e pagës mesatare. Nuk është e vërejte që kemi barrën fiskale më të madhe për pagën. Ne vuajmë nga informalittei dhe rrjedhimisht marrim masa të tilla. Nuk është më i latë se rajonin, përkundrazi rajon e ka 40-45%, kur flasim për të duhet të marrim parasysh dhe siguracionet dhe një taks bashkie që Mal i Zu merr qytetarëve. Shqipëria e ka 30.1% ngarkesën fiskale.

Teliti: Që thuash që kemi barrën fiskale më të ulët, se di…Dhe sipërmarrësit do e mohojnë këtë gjë. Kjo nuk qëndron as në qiell dhe as në tokë. Në Shqipëri ka informalitet, e të thuash që kemi barrën më të ulët është e pasaktë.

Haxhi: Serbi, Mal i Zi, Bosnje kanë barrën fiskale më të lartë.

Lazimi: Nëse mesatarisht është e saktë, i bie që shqiptarët të paguhen më shumë.

Haxhi: Produktiviteti është problemi. Ne jemi angazhuar në aktivitet prodhuese me nivel të ulët. Sot sektori privat nuk ka mundësi të arrijë në nivelet e pagesës si këto vende. Shihni nivelin e eksporteve. Ju siguroj që po të shihni shifrat, Shqipëria tek mallrat është sa 1/5 e nivelit të Bosnjës dhe Serbisë. E vetmja mënyrë që të rriten pagat është që biznesi ynë të jetë konkurrues dhe të eksportojë. Nuk

Teliti: Në 2012, kemi pasur pagat më të larta me disa vende të rajonit. Sot pas 10 vjetësh jemi të fundit. Ishim të parët në rajon për nivelin e pagave, sot të fundit. Nga ka ardhur kjo?

Kemi problem me produktivitetin, por tani ishim të parët me problemet që kishim… ky është shqetësimi im. Realiteti është ky që Shqipëria klasifikohej i pari, sot është i fundit. Ky është problemi. Ose kem i ecur shumë avash, ose të tjerët kanë ecur shumë shpejt.

Haxhi: Rritja e ekonomisë së Shqipërisë me rajonin është pothuajse e ngjashme.

Teliti: Të mbështes, se nuk është ekonomia gjithëpërfshirëse. 2 milionë të tjerë vuajnë. Nëse prekin 20 veta është tjetër gjë.

Lazimi: Shqipëria nivelin më të lartë ka pasur në ’90 dhe kjo është për të ardhur keq. Ka një trinom, i pari është modeli ekonomik, i dyti është që paga flitet me kostot jetesës, së treti është përfitimi i shoqërisë, shumë pak njerëz kanë përfituar. Kemi një ekonomi të prapambetur.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: