E rrëmbyen, e lanë pa ndjenja një person në rrugë, arrestohen katër persona

Një shtetas është rrëmbyer dhe dhunuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Sarandë.

G.O është mbajtur me forcë në automjet nga pesë persona që dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë lënë në rrugë të lënduar rëndë.

Ai është gjetur nga policët në rrugën e fshatit Xarrë dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tri orë më vonë, P.N, 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), vëllai i tij A.N, 21 vjeç dhe është shpallur në kërkim dhe vëllai tjetër A.N. Në pranga kanë rënë dhe dy djemtë e shtetasit A.N, A.N dhe A.N, shkruan TopChanel Dyshohet se të dyshuarit kanë planifikuar dhe organizuar rrëmbimin dhe dhunimin e Gentianit dhe shkak kanë qenë motive banale.

Policia ka sekuestruar tri automjete që janë përdorur nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.