“E paprecedentë!”, deputetja e PD: Drejtësia shqiptare të hetojë kryeministrin Rama për lidhjen me McGonigal

Ajo u shpreh se në një vend tjetër, kryeministri do duhej që të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa shtoi se kjo ngjarje ka prishur dhe imazhin e Shqipërisë në botë.
“Ne do kërkojmë nga drejtësia shqiptare të marrë në shqyrtim rastin, sepse është e paprecedentë që një kryeministër të ketë këtë marrëdhënie me një agjent të FBI.
Kaq sa janë provat dhe ajo për të cilën po hetohet McGonigal, është një provë e mjaftueshme për hetimin e një kryeministri, që ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave të huaja.
Veç faktit që një kryeministër korrupton një agjent të FBI duke sajuar akuza të rreme, e është prishja e imazhit dhe cënim i një marrëdhënieje kaq të shëndetshme Shqipëri-SHBA. Kjo është e paprecedentë. Ne kërkojmë që drejtësia shqiptare të hetojë paralelisht”, tha ajo.