Dy grupe të ndara brenda shtëpisë së BBV, banorët debatojnë gjatë spektaklit

Grupimet e para duket se kanë nisur të krijohen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, megjithatë një pjesë e banorëve nuk e pranojnë  një gjë të tillë.

Në krye të dy grupimeve qëndrojnë Luizi dhe Olta dhe kjo gjë është vënë re përmes debateve dhe rrëfimeve të banorëve gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e BBV.

Ndonëse disa prej banorëve e pranuan që janë të ndarë në dy grupe, kishte të tjerë që nuk e pranuan këtë ndasi.

Amos, Luizi, Kiara dhe Armaldo u shprehën se ata nuk i përkasin asnjë grupi.

Amos: Unë nuk jam pjesë e asnjë grupi. Kaloj mirë me të gjithë në këtë shtëpi dhe e konsideroj veten si elektron i lirë deri, në fund. Fakti që debatoj me Oltën apo Kristin, nuk do të thotë që jam pjesë e një grupi.

Zhaklin: Perceptimi që unë marr  nga jkashtë është që Nita, Diola dhe Armalkdo nuk janë pjesë e asnjë grupi. Ndërsa ti, më je dukur gjithmonë i afërt me Oltën. Dhe nuk don ta tradhëtosh atë në lojë, pasi e ke shoqe dhe don ti qëndrosh besnike asaj.

Kristi: Kam kuptuar që grupet këtu nuk krijon për interesa të përbashkta, por për atak personal. Pra për të sulmuar njerës të tjetë.

Tea: Jam dakord me Kristin dhe ka shumë të drejtë.