“Duçka është një mafioz”/ Denoncimi i Berishës: Është provuar se Rama nëpërmjet Agron Nezës i ka dorëzuar MC Gonigal 225 mijë dollarë

“Duçka është një mafioz”/ Denoncimi i Berishës: Është provuar se Rama nëpërmjet Agron Nezës i ka dorëzuar MC Gonigal 225 mijë dollarë

Berisha 3

Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së u vendos në dy akuza për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

McGonigal u akuzua se ka punuar për një oligark rus në shkelje të sanksioneve amerikane të vendosura në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat u ndal tek çështja në fjalë, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në ngjarje, duke shtuar se është zbuluar në këtë lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe dy kryesor të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij paraqitet si këshilltar, një super mafioz me lidhje ndër më të dyshimtat që quhet Dorjan Duçka dhe i dyti bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës ish-oficer i policisë sekrete Hoxhiste, Agron Neza. Disa muaj më parë juria e madhe e San Franciskos, urdhëron pasi njihet me dosjen që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument komunikim personal përfshi këtu tekstet e mesazheve të telefonave, mesazhe me email, mesazhe zanore, letra , shënime. Çarls Gonigal dhe personave të tjerë…Njeriu u vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe është Edi Rama. Të hetohet të gjitha takimet  e skeduluara midis Çarls Gonigal dhe çdo punonjësi. Çdo udhëtim të hetohet…Të hetohet çdo pagesë dhuratë që i është dhënë Çarls Gonigal nga Agron Neza…ose çdo person tjetër i lidhur me qeverinë e republikës së Shqipërisë. Emrat janë vetëm për shqiptarët. Është e provuar se Edi Rama nëpërmjet Agron Nezos i ka dorëzuar Çarls Gonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër sipas mediave. Është zbuluar në këtë lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi, Gonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies dhe kolegët ruse…i cili ka lobuar nga Edi Rama…Duçka është një mafioz”

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: