“Doja thjesht të zhdukesha”, Diola rrëfen periudhën e divorcit: Nuk e pranoja realitetin. Doja të mos ekzistoja, por…

“Doja thjesht të zhdukesha”, Diola rrëfen periudhën e divorcit: Nuk e pranoja realitetin. Doja të mos ekzistoja, por…

Diola Dosti

Diola Dosti është njëra nga banorët e Big Brother VIP Albania që ka qenë e përfshirë në disa diskutime kohëve të fundit.

Ajo kësaj radhe në një bisedë me Bjordi Mezinin ka folur për kohën kur u divorcua nga bashkëshorti i saj.

Nutricionistja theksoi se para tre vitesh kur u divorcua nga burri, ka menduar çdo mënyrë që mund ta sillte mosekzistencën e saj, pasi nuk e pranonte realitetin.

“Doja thjesht të zhdukesha”, u shpreh ajo.

Ajo tha që forca e saj e vetme në të gjithë atë periudhë të errët kanë qenë vajzat.
“Ato ishin fryma dhe arsyeja kryesore se përse unë jam gjallë sot dhe pastaj kuptova, kjo gjëja që më ndodhi mua, ishte e duhur, sepse e kuptova se isha shumë e fortë”, vazhdoi ajo.

Diola ndryshe ka qenë prej shumë vitesh e martuar në Kosovë dhe ndan tri vajza me ish-bashkëshortin e saj.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: