Dëbora në akset Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Dardhë, ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë një pjesë të vendit, pas uljes së temperaturave.

Në rrugët Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh dhe Dardhë deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës si në Dardhë, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, pa sjellë probleme për qarkullimin

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të bërë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, sipas njoftimit të ARRSH-së.