Debate te ‘Ekonomia’ për buxhetin/ Deputeti i PD akuza qeverisë: Aktet normative i përdorini për të mbuluar paaftësinë tuaj!

Debate te ‘Ekonomia’ për buxhetin/ Deputeti i PD akuza qeverisë: Aktet normative i përdorini për të mbuluar paaftësinë tuaj!

Bujar Leskaj

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD Bujar Leskaj ka reaguar me kritika ndaj qeverisë Rama. Gjatë fjalës së tij lidhur me aktinin normativ për ndryshimin në buxhet, Leskaj tha se qeveria ka treguar paqendrueshmëri dhe se gjatë gjithë kësaj kohë ka bërë vetëm propagandë.

“Ky akt normativ i katërti për këtë vit a nuk tregon paqëndrueshmëri në buxhet? Sillet në kohën kur u diskutua dhe miratua buxheti i vitit 2023. Nëse ju jeni në një mendim me mua se bëhet fjalë për paqendrueshmëri të qeverisë atëherë ku ka çaluar puna? Vitet e mëparshme i keni përdorur aktet normative, për të mbuluar paaftësinë tuaj. Ju keni një propagandë të madhe për të fshehur paaftësinë tuaj. Ministri më i suksesshëm i qeverisë Rama dhe i sektit Rama, është ministri i propagandës, Fuga”, ka thënë ai.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: