“Daily Mail” nuk u “ndahet” shqiptarëve, publikon fotot e trafikantëve: 18 deri në 26 mijë euro rruga nga Shqipëria në Angli me kamion, me avion mund të…

Sipas prestigjiozes angleze, shqiptarët vijojnë të pa shqetësuar që të reklamojnë “biznesin” e tyre në rrjetet sociale, e kryesisht në Tik Tok, duke treguar datat e nisjes dhe detaje të tjera.
Në artikullin e botuar së fundmi, janë shfaqur disa postime të shqiptarëve në rrjetet sociale, ku thuhet se kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.
“Ndryshe nga gomonet që kanë një vëmendje të shtuar gjatë kohëve të fundit, kalimi me kamion është më i lehtë”, shkruan Daily Mail.
Një person i paidentifikuar, i cili punon për Daily Mail, i ka dërguar mesazh kësaj llogarie në Tik-Tok, duke i kërkuar një udhëtim për 2 persona. Çmimi i udhëtimit është 26 mijë paund. Ndërkohë një tjetër trafikant ofron udhëtime me avion me pasaporta të falsifikuara.
Pasi i publikojnë këto postime, ato fshihen brenda disa ditësh për të humbur gjurmët.