Covid19/ Vetëm një qytetar i infektuar dhe 28 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 për 24 orët e fundit, ku nga 71 testime vetëm një person ka rezultuar i infektuar me Covid19 ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete nga ky virus.

Aktualisht janë 205 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 71 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit

9 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 71 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Delvinë.

Janë 205 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Janar 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 71

Testime totale 2,022,428
Raste pozitive 332,939
Raste të shëruara 329,138
Raste Aktive 205
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 139
Fier 20
Durrës. 11
Vlorë 10
Gjirokastër. 9
Berat. 8

Kukës. 2
Lezhë. 2
Dibër. 2
Shkodër 1
Korçë 1