Çfarë pritet? Tragjedia e Gërdecit, Mediu zbarkon në SPAK

SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku do t’i komunikohen dy akuza.

Mediu sapo ka mbërritur në ambientet e SPAK.

Mësohet se ai do të akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me kuadrin komandues ushtarak.

Pas këtij momenti dosja do t’i dorëzohet për shqyrtim paraprak Gjykatës së Posaçme.