Çështja e “McGonigal”/ Rama: Është absurde që e lidhni me mua! Drejtësia amerikane s’mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e foltores

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët pasditen e sotme, ka komentuar marrëdhënien me ish- zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i cili po përballet me dy akuza në SHBA, ku njëra prej tyre njëra e lidhur me Shqipërinë.

Rama u shpreh se nuk ka të bëje aspak me këtë hetim dhe se tashmë drejtësia amerikane ka dalë në konkluzion në lidhje me këtë çështje, detaje të cilat sipas tij janë lehtësisht të vërtetueshme.

Kryesocialisti u shpreh se nuk mund të gjykohet si pjesë e hetimit ndaj ish-zyrtarit, vetëm pse e ka takuar atë, pasi nuk ka pasur asnjë lidhje me Charles McGonigal sipas tij,  por vetëm e ka takuar në praninë e zyrtarëve të tjerë të lartë.

Rama deklaroi se këto shpifje që komentohen janë vetëgjyqësi të foltores dhe se njerëzit mund të zgjedhin të besojnë çfarë të duan, me rëndësi për të është konkluzioni i drejtësisë amerikane ku ai nuk është përmendur në asnjë moment.

Rama: Unë nuk mund të komentoj asnjë konkluzion, në përmendje nuk thuhet absolutisht asnjë gjë hetuesit thonë një gjë tjetër që hetimet kanë përfunduar dhe se ka një të akuzuar për konflikt interesi me një shqiptar nga Tropoja që skam pasur asnjë lloj kontakti me të e kam njohur në një takim miqësor. Fola për zotin Agron që vjen nga Lëvizja Demokratike i afërt ME Azen Hajdarin me të cilin nuk kam shkëmbyer asnjë informacion e kam takuar vetëm në prani të zyrtarit të lartë të SHBA-së jam I mbingopur me të tilla historira që synojnë çorollepsjen e njerëzve dhe më mirë të shpenzoj më shumë kohë nga koha që I kam dhenë nxjerrjes së gurëve që hidhen në lumë për të zgjidhur më shumë hallë për njerëzit por jam I fokusuar më shumë të punëve të jetës së përditshme, të gjithë I gjëmojnë lajmeve t sensacionale. E para e punë s fjala mik është shumë e madhe me agjentin e  FBI-së kam thënë se është mik por jo në kuptimin që kam ndarë metë jetën e kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në New York ku më ka dhënë kapele që në Big Brotherin politiku shfaqën si aparatura përgjimi, asnjë interes I imi nuk ka qenë për të shpërndarë biseda e informacione, skam pasur asnjë marrëdhënie tjetër. Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoja amerikanë. Kam takuar një nga zyrtarët më të lartë të FBI dhe do e takoja sa herë të më jepej mundësia, kam takuar edhe presidentin e  SHBA-së dhe fakti që është nën hetim s’ka asnjë lidhje me mua dhe njerëzit merren me kë kam takuar dhe jo çfarë kam folur, gjithë kjo është një absurd, më vjen keq pë ju por nuk ju vë asnjë faj, në aktpadinë konkluzive të drejtësisë amerikane nuk ka absolutisht asnjë gjë që lidhte me mua apo qeverinë përveç fakteve që jemi takuar. Unë skam asnjë shqetësim për atë çështje, drejtësia amerikane që e ka hetuar plotësisht dhe ka ngritur akuzë për personin si konflikt interesi për marrjen e  një borxhi, unë kam darkuar edhe me një person non-grata në Shqipëri e çfarë pastaj. Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane dhe kanë dalë konkluzione, çfarë të hetohet tjetër? Konkluzione të bastarduara? Nëse ju thoni që drejtësia amerikane mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e foltores është zgjedhja juaj unë nuk kam asnjë polemikë për të bërë unë them ja ku është pasqyra e të vërtetës pastaj njerëzit zgjedhin të besojnë çfarë të duan.

Një ditë më parë u bë e ditur se në New York është arrestuar ish-shefi i kundërzbulimit të FBI me akuza të rënda se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe se ka marrë ryshfet nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar. Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.