Borë dhe temperatura të ulëta deri në -6 gradë, parashikimi i motit

Masat e ftohta verilindore do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të diel dhe për pasojë do të ketë reshje bore, sidomos në verilindje dhe juglindje të territorit.

Ndërkohë, në bregdet dhe pjesërisht në zonat e ulëta, do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, berat e shumë zona malore në jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të bien sërish në mëngjes,por mbeten të qëndrueshme në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.