Borë dhe në Jug, zbardhet Llogaraja, rruga e kalueshme. Priten reshje të dendura në orët në vijim

Borë dhe në Jug, zbardhet Llogaraja, rruga e kalueshme. Priten reshje të dendura në orët në vijim

Llogara

Reshje bore dhe në jug të vendit. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, reshjet e dëborës krijuan vështirësi qarkullimi në aksin rrugor pranë Qafës së Llogarasë, ndërsa trashësia e dëborës shkoi deri në 20 centimetra.

Aktualisht në zonë nuk ka probleme në rrugë me kalimin e automjeteve, megjithatë kërkohet kujdes maksimal.

Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të pajisur me zinxhirë, për shkak të pranisë së ngricave në rrugë.

Problematike situata mbetet kryesisht në orët e para të mëngjesit, por edhe mbrëmjes pasi ulja e temperaturave në zonë krijon ngrica në rrugë


Këtë e pëlqejnë %d blogues: