Bora bllokon fshatra në qarkun e Dibrës, probleme në Rrugën e Arbrit, disa zona pa energji elektrike

Bora bllokon fshatra në qarkun e Dibrës, probleme në Rrugën e Arbrit, disa zona pa energji elektrike

Diber Bor

Situata në qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike. Mësohet se prej katër ditësh njësia Lurë është e bllokuar, ndërkohë që lëvizja bëhet vetëm drejt Rrëshenit, por me shumë vështirësi.

Ndërkohë, rruga nga njësia Lurë drejt Peshkopisë është e bllokuar nga bora, ndërsa disa fshatra ngelen të izoluara ku trashësia e dëborës varion nga 40-50 cm.

Probleme ka dhe në Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël dhe në disa fshatra të Martaneshit, ndërsa energjia elektrike ka munguar në disa zona. Po ashtu, probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, konkretisht në By-Passin në qafen e Murrizit. Aktualisht borëpastrueset vijojnë punën për hapjen e rrugëve të bllokuara.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: