“Boo sa dinak dhe i mençur ai emiri saudit!”, komenti i Fugës: Si i ra me grusht portieri i Paris Saint Germain Ronaldos, gjest që tregon inat, qershia mbi tortë

“Boo sa dinak dhe i mençur ai emiri saudit!”, komenti i Fugës: Si i ra me grusht portieri i Paris Saint Germain Ronaldos, gjest që tregon inat, qershia mbi tortë

Mtk1mjc4mde2ndawntk4mje1

Pedagogu i njohur Artan Fuga, ka komentuar penalltinë e fituar nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen miqësore mes Paris Saint Germain dhe Arabisë Saudite.

“M’u duk si ngjarja më e rëndësishme sportive planetare. Dhe ai gjesti kur porteri i Paris Saint Germain në vend të grushtonte topin gjatë një krosimi para portës së vet, i ra me grusht në fytyrë Ronaldos ishte qershia mbi tortë”, shkruan ai.

Statusi i plotë:

Me grusht në fytyrë Ronaldos

Si i ra me grusht në fytyrë portieri i Paris Saint – Germain Ronaldos në ndeshjen e fundit miqësore të këtyre kundër një seleksioni lojtarësh të zgjedhur të Arabisë Saudite

M’u duk si ngjarja më e rëndësishme sportive planetare. Dhe ai gjesti kur porteri i Paris Saint Germain në vend të grushtonte topin gjatë një krosimi para portës së vet, i ra me grusht në fytyrë Ronaldos ishte qershia mbi tortë.

A më ka pëlqyer shumë!

Aty, te ai gjest, është analiza e ndeshjes, jo te golat sikurse bëjnë ata që nuk marrin vesh fare nga futbolli 🙂 (hahahaha) Futbolli nuk kuptohet thjesht në planin fizik dhe taktit, por në radhë të parë psiqik. Duhet analizuar psiqika!

Psikologu i mungon edhe kombëtares sonë të futbollit!

Pse i ra me grusht? Pa dashje – do të thonë ata që nuk kanë asnjë njohuri në psikanalizën e Frojdit! Cfarë paditurie!

Të gjitha veprimet e kësaj natyre ai që i bën nuk i kupton që i bën me qëllim meqënëse nuk i ndërgjegjëson dot. Frojdi zbuloi se ato “aktet pa dashje” janë në fakt të bëra krejt me qëllim, por me një qëllim që njeriut nuk i vjen në ndërgjegje meqë ato motive janë të fshehura në instinkte. Morali të bën që të mos ua pranosh qëllimet atyre veprimeve! Duken si pa dashje!

Mos kujtoni se kur thyeni një pjatë a një gotë në shtëpi, e bëni ashtu kot, pa qëllim, pa dashje! Nejse histori tjetër kjo!

Ajo goditje në fytyrë që i bëri me grusht Ronaldos në fakt tregoi se çfarë inati, cmire, urrejtjeje ndofta kanë lojtarët e ekipit kundërshtar, si edhe hajde po e quaj ndjenje rivaliteti i përfshin yjet e futbollit botëror, si Mbape, Nejmar, Mesi, etj., ndaj yllit të madh, të paarritshëm, në shuarje, Kristian Ronaldo. Ai i ka lënë në hije për dhjetëra vite. Ka qenë i adhuruari i masave sportdashëse, dhe jo vetëm, duke i lënë në hije.

Në fakt, ai me praninë e tij po i fyente pa dashje 🙂 edhe aty. Sepse emiri i Arabisë Saudite, sa i mënçur po aq edhe dinak, sikurse janë liderat lindorë, me fuqinë e parasë “pa dashje” i kishte thënë Ronaldos : Cfarë ke hall ti që je këtu në Arabi, meqë nuk je në ligat perëndimore? Të tallin këtaaaaaa!

Ta rregullon vllai jot ty këtë?

Meqë skuadrën e ftuar është ai që e mban me parà dhe kapitale, e ka të blerë, “e kap për veshi” me Mbape, me Nejmar, me Mesi, me dreqin dhe të birin dhe ja sjell në “shpellë” Ronaldos: Na bëj çfarë të duash me ta – duket sikur i thotë.

Portieri i bie me grusht që në minutat e para sepse nuk e përmbajti dot mllefin e brendshëm!

Pse në fytyrë? E po se është edhe mllefi se Ronaldo sportist i bukur. I madh Pele, por i bukur jo! Ky i bukur, gjithë çupat e planeti linin kokën për të!

As u kishte shkuar në mendje yjeve të shkonin si “dele” të luanin kundër Mbretit të madh të rrëzuar nga froni, duke e zbavitur atje në “shpellë” – sipas tyre.

E kuptonin që ishin kukullat e yllit të shuar që edhe i shuar i tallte si kukulla prej lecke!

Booooo sa dinak dhe i mençur ai emiri saudit!

Nuk vajtën për parà këta atje – joooo, mos u gaboni. Paratë ishin sikur t’i kishin blerë për cirk, kjo është fyese pavarësisht si një “fyerje pa qëllim”.

Ja pra inati, mllefi, i atij grushti. Unë akoma nuk kam gjetur shkaqet e vërteta, ato të vërtetat fare, të grushtit mbi fytyrë ndaj liderit demokrat në bulevardin e dëshmorëve, nuk është aq kollaj sa e bëjnë ajo punë, (por sigurisht e kam të vërtetën time shumë djegëse), por grushtin ndaj Ronaldos e kam të qartë.

Tre inate në një grusht pa dashje:

  1. Inat dhe cmirë se ke qenë yll i madh, jo një bishtuk i vogël Edhe i bukur paleeeee!
  2. Cmirë se ne të gjithë këtu në këtë ndeshje kemi ardhur për ty, pra në një kuptim në kandar nga një anë je ti dhe nga ana tjetër jemi ne të gjithë. Vetëm Bujar Kapexhiu, mjeshtri i madh, mund ta bëjë këtë karikaturë.
  3. Inat sepse na kanë paguar dhe “blerë” thjesht për të të kuruar ty, për të mos u ndjerë keq këtu siku media botërore bën ham ham ham.

Boooo sa dinak dhe i mënçur ai Emiri!

Bravo i qoftë, vallahiiiiii 🙂

Dhe ai portieri që i ra me grusht, nën efektet e pulsioneve të cmirës, nuk kuptonte se çfarë kishte bërë! Edhe atij i duhej kërkuar një kartelë nëse ishte mirë nga trutë në ato çaste! U hutua!

Booooo, çfarë bëra pa dashjeeee! Se po të dilte Ronaldo i dëmtuar jashtë, në fakt ndeshja mbaronte që në minutën e pestë! Shokët e skuadrës, dhe disa lojtarë të ekipit saudit u afruan duke i folur! Shihini!

Cfarë i thanë? Nuk ka pikë rëndësie se çfarë nxorrën nga goja, por e sigurt që i thanë : Cfarë bën o budalla, mbaje veten! Nuk e kupton që për të kemi ardhur këtu, “skllevër”, “gladiatorë” të këtij emirit, me ne ai zbavit popullin e tij, si edhe e përkëdhel këtë Mbretin që na ka marrë shpirtin për një pesëmbëdhjet vjet! Mblidhe mo veten!

Nuk e kupton që ardhja jonë këtu sot, trajtimi si “kukulla për të zbavitur Ronaldon”, është edhe për të treguar të kemi kujdes sepse ai me atë perçen e bardhë në kokë, jo Durrësin që e blen të gjithin, që nga Mujo Ulqinaku deri te vinçat e portit duke përfshirë dhe hyrjen e rrugës Ignatia, bigën lundruese Adem Reka, por edhe ne na blen për të ardhur të federohemi këtu po t’i dojë ajo që ai ka poshtë pantallonave. Kujdes o burrë!

Dhe portieri e kuptoi. Kishte bërë gjëmën për pak. Aq më shumë që në kërcimin e dyluftimit maja e krahut të tij, grushti, pas një kërcimi me vrull, mezi kishte arritur kokën e Ronaldos!

I madh ai Emiri, i madh!


Këtë e pëlqejnë %d blogues: