Bie nga kati i pestë, ndërron jetë 80-vjeçari në Tiranë

Një 80-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Parkut, aty ku viktima me iniciale P. K. ka ndërruar jetë.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.