Bie në lumë një mjet te kthesa e Murrashit në Librazhd, detajet e para

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur kthesa e Murrashit në Librazhd.

Një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në lumë, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.

Nga informacionet paraprake mësohet se në mjet kaq qenë vetëm shoferi, i cili ka mundur të dalë nga mjeti.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.