“Berisha duhet të hynte në zgjedhje me Forumin Rinor si subjekt politik”, Genc Burimi: Rama futi virusin e ndarjes brenda PD dhe dobësoi opozitën

“Berisha duhet të hynte në zgjedhje me Forumin Rinor si subjekt politik”, Genc Burimi: Rama futi virusin e ndarjes brenda PD dhe dobësoi opozitën

Burimi Genc

Analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar situatën politike në vend.

Ai u shpreh se Sali Berisha duhet të kishte një plan të dytë në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit dhe të kishte menduar që Forumin Rinor të PD ta regjistronte si një subjekt i veçantë politik me të cilin mund të hynte në zgjedhje në rast se gjykata vendos që vula e PD i takon grupit të Alibeajt.

Burimi u shpreh se Rama ka pasur një plan të qartë për ndarjen e PD dhe dobësimin e opozitës.

Pjesë nga biseda:

Në Shqipëri Rama ai ka të gjitha pushtetet. Ka edhe gurin edhe arrën, ka të gjitha levat në Parlament dhe ka futur virusin e ndarjes në PD, duke dobësuar PD dhe opozitën.

Rama është si matrioshkat ruse, përçau opozitën në mënyrë institucionale në 2021 me ndryshimin kushtetues për të hequr koalicionet.

Pasi lau duart me opozitën, u mor me PD. Miku i tij amerikan shpalli Berishë non grata.

Që të qëndrosh në pushtet duhet të bësh gjëra shumë të mira, por pas mandatit të parë nuk ke më fantazi, ose do merresh me makinacione.
Rama ka drejtësinë, SHBA e ka me vete, fut makinacione në PD.

Veprimet e grupeve brenda PD, Çfarë i ndalon të sheshojë problemet brenda llojit?

Mëkati fillestar si molla e Adamit dhe Evës. Rama arriti të ndajë partinë mbi një kriter të papajtueshëm, a duhet apo jo më Berisha në PD.
Nëse grupi i Alibeajt pranon të bëhet bashkë me Berishën, hedh poshtë ideologjinë që Berisha në PD na prish punë me amerikanët, pranon të jetë me një grup që kërkon vdekjen politike të tyre, pra është një luftë për jetë a vdekje.

Nëse vendimi i gjykatës për vulën vonon, apo Berisha nuk mban vulën, si e sheh fatin politik të grupit të Berishës?

Makievalizmi i Ramës ka shkuar deri aty që Berisha as mund të kërkojë që drejtësia të prononcohet. Është një kurth fantastik i Ramës. Tashmë është Alibeaj që duket se i këkron drejtësisë të prononcohet sepse e pa që tani është e pamundur që Berisha të hyjë në zgjedhje me logon e PD dhe nëse gjykata nuk prononcohet deri në zgjedhje, zgjedhjet do jenë të njollosura. Naj është momenti i duhur për grupin Ramë, SHBA, Alibeaj, që drejtësia të prononcohet, vendim që vlerësoj se do jetë në mbështetje të Alibeaj.

Për mendimin tim Berisha duhet të ishte treguar më larpamës e të kishte një plan B, hyrje në zgjedhje me frontin e përbashkët me PL, por edhe një plan më i zgjuar që ithtarë të Berishës të krijonin një parti. Psh Forumi Rinor iPD që sot është krah Berishës, ai duhet të çonte Forumin të hynte në zgjedhje si subjekt si rezervë. Nëse drejtësia nuk i jep të drejtë, është më bukur të shkosh në zgjedhje me të rinjtë e PD sesa me PL.

Çfarë e bën Berishën të jetë optimist për të ardhmen?

Sepse nuk ka rrugë tjetër. Si ia mori partinë reale Berisha Bashës? me Foltore me popull. E njëjta formulë duhet të jetë edhe me Ramën, mund ta marrë vetëm me manifestime. Popullit duhet ti shkojë thika në palcë që të ngrihet si në Francë, pasi po preken pensionet.

Kur të ketë më pak remitanca në Shqipëri populli do ngrihet vetë nuk do ketë nevojë ti thërrasë Berisha.

Emigracioni dhe deklaratat nga zyrtarë të lartë britanikë. A duhet ta shohim problemin tek vetja?

Normalisht. Në Britani shkojnë njerëzit në mënyrë të çoroditur me gomone, sikur të ishin afrikanë në një vend që nuk do të ketë emigracion. Duhet të kenë turp qeveritë e dy vendeve. Keni pare malazezë, serbë, maqedonas që ikin me gomone? Shqiptarët paskan arritur në atë shkallë mjerimi që të rrezikojnë jetën me gomone në dimër. Turp t’i vijë kësaj qeverie. Nëse do të ishim ne në të njëjtën situatë si Britania sot do bënim emisione që shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës ardhja e emigrantëve psh nga Afrika.

Anglia e mbylli vendin sa anglezët do e shohin të keqen në të ardhmen, por kjo është e drejtë e tyre janë një vend sovran. Të na thonë ne nesër nepalezët mbyllni gojën dhe pranoni punëtorët tonë.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: