“Basti i fundit”/ Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në pranga tre persona në Pogradec, një tjetër në kërkim

“Basti i fundit”/ Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në pranga tre persona në Pogradec, një tjetër në kërkim

Policia Tirane 1

Policia ka njoftuar se tre persona kanë përfunduar në pranga pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit në lokalet e tyre në Pogradec, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrolleve u sekuestruan, nga 1 aparat celular, që dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi i policisë: 

Pogradec/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, goditen 4 raste të tjera të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe të informalitetit.

Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në lokalet e tyre, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, pasi ushtronte aktivitetin në një lokal të paregjistruar në organet tatimore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme dhe në lokale në qytetin e Pogradecit. Si rezultat, kanë goditur disa raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, shtetasit:

– E. C., 44 vjeç, banues në Memaliaj, M. B., 27 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në Pogradec. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, në lokalet e këtyre shtetasve, në lagjet nr. 1 dhe 2, në Pogradec, u gjetën dhe u sekuestruan, nga 1 aparat celular, që dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi ky shtetas ushtronte aktivitetin në një lokal, në lagjen nr.2, pa dokumentacionin përkatës.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: