“Basha di gjëra, po nuk i tha kurrë”/ Artan Hoxha për “21 Janarin”: Të dëshmojë Berisha, mungon dëshira e institucioneve për të reaguar

Gazetari Artan Hoxha u rikthye sot në Zona Zero në Top News, ditë pasi në po të njëjtin emision solli ekskluzivisht audio-përgjimin e Ndrea Prendit që çoi “21 Janarin” në SPAK.

“Të hetohet se me çfarë pajisjesh është komunikuar. Por fakti që mjetet janë munduar të asgjësohen tregon që donin ta fshihnin gjënë. Aty përmendet ministri i Brendshëm, se doli Basha atëherë e tha dija gjëra, po s’foli kurrë. Ja ku e ka mundësinë tani të dalë. Berisha ishte në zyrë, të dalë të flasë. Se tha atëherë se ishin protestues me çadër me armë, por nga i nxori këto?

Duhet të thirret edhe ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, se atij i kanë shkuar raporte sekrete mbi atë që po ndodhte atje.

Çfarë është raportuar, çfarë raporti ka bërë SHISH për atë ngjarje? Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama gjithashtu duhet të thirret të dëshmojë.

Të gjithë këto personazhe që sot nuk kanë imunitet, të dalin të dëshmojnë,” tha Hoxha.