Barcelona “largon” gjigantët e Europës, 400 mln euro klauzolë për lojtarin e skuadrës B

Barcelona ka zyrtarizuar një afrim të ri për skuadrën B.

Sulmuesi argjentinas, Lucas Roman është bashkuar me klubin katalanas, duke u larguar nga ekipi Ferro Carril Oeste. 18-vjeçari ka nënshkruar me “blaugranat” deri më 30 qershor të 2026-ës.

Duket se Barça e konsideron talent të veçantë sulmuesin dhe për të paraprirë çdo skenarë që në të ardhmen ai të mos largohet dhe klubi të mos e humbasë, të paktën pa përfituar një shumë të konsiderueshme, i ka vendosur një klauzolë prej 400 milionë euro.