Bandat kriminale në Shkodër si ‘Big Brother’, zbulohen edhe 38 kamera të tjera në qytet. Detajet nga aksioni

Bandat kriminale në Shkodër si ‘Big Brother’, zbulohen edhe 38 kamera të tjera në qytet. Detajet nga aksioni

61ed51fb 2d75 4704 9426 0684ce5078ab

Policia e Shkodrës ka çmontuar edhe 38 kamera të instaluara nga grupet kriminale në Shkodër në shtylla elektrike, me qëllim marrjen e informacioneve mbi lëvizjen e efektivëve, duke e çuar numrin total në 59.

Policia bën me dije se kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Më herët, gjatë fazës së parë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, u çmontuan 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: