Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.
Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.
Dj Pm ka treguar disa herë me anë të postimeve në Instastory se është një tifoz i zjarrtë i Milanit, ama vjehrri i tij, pra babai i Sarës është një tifoz i skuadrës kundërshtare, që është Interi. Në ndeshjen e tyre të fundit, ku përfundimi ishte Milan 0-3 Inter, Sara ka postuar një bisedë me babain e saj, i cili i dërgon të fala Dj Pm-it në sens ironie për fitoren e Interit dhe Sara ka shkruar gjithashtu në postim se:
“Kjo është e vetmja arsye pse babi im dhe PM nuk do të shkojnë kurrë mirë”.
Sarah shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe është gjithmonë afër bashkëbisedimeve me ndjekësit e saj. Së fundmi bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory për t’ju përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj.
Një prej tyre e ka pyetur Sarën se sa e vështirë është të mbash një lidhje në distancë, kjo për shkak se Sarah jeton në Shqipëri ndërsa partneri i saj i zemrës, DJ Pm në Kosovë ama bukuroshja nuk ka nguruar të japë një përgjigje për këtë.