Baba Mondi merr titullin “Qytetar Nderi” në Vlorë: Mos e lini këtë vend të bekuar, të parët tanë dhanë jetën

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë titullin “Qytetar Nderi” në qytetin e Vlorës.

Gjatë një ceremonie, ku të pranishëm ishin figura të ndryshme të jetës publike, Baba Mondi u vlerësua për punën dhe kontributin e tij në shoqëri.

Gjithashtu vetë Baba Mondi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në ceremoni, ndërsa pati dhe një këshillë për shqiptarët që duan të largohen.

“Faleminderit për këtë ceremoni, për këtë ditë të shenjtë për mua, si një nga figurat kryesore të njerëzimit. Ndihem i privilegjuar dhe i respektuar. Falenderoj vëllezërit e mi që më mbështesin në çdo vështirësi, në këtë ditë kaq të veçantë shprehim përgëzimin e tyre, mirënjohjen e përgëzoj se zgjat përgjithmonë.

Falenderoj Zotin që na bëri bashkë këtë ditë. Dua ta mbyll me një shprehje të Baba Aliut: “Jeta përbëhet nga dy ditë, një për ty e një kundër teje”. Mos e lini këtë vend të bekuar ku të parët tanë dhanë jetën, shqiptarët kudo kanë dhënë e japin, por më shumë japin në vendin e tyre”, tha Baba Mondi.