As ndërhyrja e “Fenomenit” s’bëri punë, Mou refuzon “Seleçaon”

Tite dha dorëheqjen si trajner i Brazilit pas Kupës së Botës në Katar dhe që atëherë Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka kërkuar një zëvendësues.

Tite dha dorëheqjen si trajner i Brazilit pas Kupës së Botës në Katar dhe që atëherë Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka kërkuar një zëvendësues.

Pas lajmeve për nënshkrimin me Zidane, “Sky Sports” e Italisë ka avancuar këtë të hënë duke raportuar se José Mourinho gjithashtu e ka refuzuar ftesën për të drejtuar “Seleçaon”.

I njëjti burim tregon gjithashtu se CBF iu drejtua Ronaldo “Fenómenit” në përpjekje për të marrë një përgjigje pozitive nga trajneri portugez i Romës, por pa sukses.

Emri i José Mourinhos u lidh edhe me kombëtaren portugeze, por kjo hipotezë ra shpejt poshtë me nënshkrimin e kontratës me trajneri spanjoll, Martinez.