Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ “Damian shiko hallet e tua”, PL tetë pyetje për Gjiknurin: Përveç kafeve dhe muhabetit çfarë ke shkëmbyer tjetër me McGonigal!?

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ “Damian shiko hallet e tua”, PL tetë pyetje për Gjiknurin: Përveç kafeve dhe muhabetit çfarë ke shkëmbyer tjetër me McGonigal!?

Petrit Vasili

Petrit Vasili ka reaguar në një status në Facebook duke akuzuar Damian Gjiknurin dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e McGonigal.

Vasili ka shtruar disa pyetje duke theksuar se Gjiknuri duhet të tregojë se sa herë është takuar ai vetë më McGonigal dhe se përveç bisedimeve çfarë kanë ‘shkëmbyer’ tjetër.

Statusi:

Ne e dime qe Gjiknuri e ka nje hall…. ndaj edhe Rama nxjerr pikerisht ate dhe jo ndonje tjeter qe ti qaje hallet e McGonigal-it.

Per ta ndihmuar Gjiknurin qe te jete pak me i qarte ka ca pyetje qe duan me domosdo pergjigjen e tij:

1.Gjiknuri duhet te na thote sa here e ka takuar ai vete McGoniga-in?

2.Po ne Amerike sa here e ka takuar?

3.Pervec kafeve dhe muhabetit a ka “shkembyer” gje tjeter me të dhe te cfare natyre ishin keto shkembime?

4.Keto takimet ne Amerike a ja ka raportuar Ambasades.

5.Po në Rusi, me sakte me Shen Peterburg a ka pasur takime dhe te çfare lloji?

6.Çfare lidhje kishte posti i tij si Minister i energjitikes me McGonigal-in dhe sekseret shqiptare, qe e rrethonin ate dhe a ishin te ligjshme keto takime ku korrupsioni ishte tema e vetme e bisedes?

7.Po oligarkun rus Deripaska si nuk e pa dot Gjiknuri nderkohe qe firmoste per te duke i dhene koncesione ?

8.Si promovues i McGonigal-it deri ne Tropoje cfare kontributesh te “vecanta” te ketij te fundit njeh Gjiknuri kur pozon shume i lumtur dhe me buzen vesh me vesh krah tij?

Ndaj Damian shiko hallet e tua se nuk e ke pak dhe lere Edi Ramen ti qaje vete.

324433607 1323668265031587 5247892038319294342 N

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: