Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar 4 deputetë demokratë, reagon ashpër Flutura Açka: A jeni në metro?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pasi, Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar katër deputetë të tjerë të PD-së.

Këtë vendim deputetja demokrate e quan marrëzi, ndërsa thotë se Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.

“Marrëzia e vogëlsisë! A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”

Perjashtimi

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka përjashtuar nga grupi parlamentar, 4 deputetë të Partisë Demokratike, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn.

Sipas grupit të Alibeajt, këta deputetë nuk kanë bërë distancim publik nga këto akte të dhunshme, ndaj është marrë vendimi për përjashtimin e tyre.

Njoftim i Partisë Demokratike:

Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.