Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete, plagosen dy shoferët

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Rrugën e Arbrit.

Sipas informacioneve paraprake, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve.

Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.