Aksident në Librazhd, makina humb kontrollin te ‘Ura e Murrashit’ dhe përfundon në lumin Shkumbin

Aksident në Librazhd, makina humb kontrollin te ‘Ura e Murrashit’ dhe përfundon në lumin Shkumbin

Ambulance

Një aksident i rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një autoveturë me targa greke ka përfunduar në rrjedhën e Shkumbinit. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.

Automjeti ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe favorizuar nga moti i keq. Burime nga vendngjarja bënë me dije për gazetarin Fatmir Popja se drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar, u nxor menjëherë nga rrjedha e lumit.

Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se po udhëtonte i vetëm kur u përfshi në aksident, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: