Aksident në Berat/ 40-vjeçari përplaset nga makina teksa po lëvizte me biçikletë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, ku 51-vjeçari D. D., duke drejtuar makinën e tij ka aksidentuar Xh. B, i cili lëvizte me biçikletë.

40-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore.  Drejtuesi i automjetit, 51-vjeçari u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, pasi nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

“Berat/Informacion paraprak Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.