Aksident në aksin Burrel-Klos, gjashtë të plagosur lehtë

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Burrel-Klos, duke lënë të plagosur shoferët dhe katër pasagjerët që ndodheshin në mjete.

Policia njofton se shtetasi me iniciale D.T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa dy shoferët dhe pasagjerët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.