Aksident i rëndë në Bulqizë! Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe tre pasagjerët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, aty ku janë plagosur katër persona, pasi makina ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ai ka mbetur i dëmtuar sëbashku me tre pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale Ura e Çerenecit – Ostren, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe ambulancen të cilët shkuan në vendngjarje duke ju dhënë ndihmën e parë.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentin.