6 lloje ushqimesh që mund të shkaktojnë celulit

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike.

Përveç ushqyerjes së pashëndetshme, ritmit të ngadaltë të metabolizmit, mungesës së aktivitetit fizik, ndryshimeve hormonale, dehidrimit dhe faktorëve gjenetikë që ndikojnë në vetitë e lëkurës, ka edhe shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e celulitit.

Ushqimet e kripura

Sigurohuni që të mos shtoni shumë kripë në pjatat tuaja, e as të konsumoni sasi të mëdha ushqimesh të konservuara ose të përpunuara që përmbajnë shumë kripë. Kripa mund të shkaktojë grumbullimin e lëngjeve në trup, një nga shkaqet më të zakonshme të celulitit.

Ushqimet me yndyrë

Celuliti shkaktohet kryesisht nga ushqimet me yndyrë, prandaj reduktimi i konsumit të ushqimeve të tilla është mënyra më e mirë për të shmangur celulitin. Edhe pse yndyra është e rëndësishme për funksionimin normal të trupit të njeriut, është shumë e rëndësishme të kontrolloni sasinë e yndyrës që konsumoni.

Ushqimet e përpunuara

Përbërësit që u shtohen ushqimeve të përpunuara mund të përmirësojnë shijen dhe pamjen e tyre , por ato mund të kontribuojnë në shfaqjen e celulitit.

Sheqeri

Edhe pse sheqeri mund të përmirësojë shijen e një pjate të ëmbël, duhet të dini se konsumi i tepërt i sheqerit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Sepse sheqeri shkakton rritje të prodhimit të insulinës, e cila stimulon formimin e celulitit.

Çokollata

Konsumi i tepruar i çokollatës, biskotave dhe ëmbëlsirave të tjera, mund të shkaktojnë celuliti sepse ato përmbajnë një sasi të madhe sheqeri. Sheqeri lidhet me proteinat, duke i bërë ato më pak efikase në kryerjen e funksioneve të tyre. Celuliti mund të shkaktojë inflamacion dhe madje të shkaktojë dhimbje kur preket.

Alkooli

Alkooli është një nga ushqimet që priren të shkaktojnë celulit për shkak të kalorive që përmban. Ndaj nëse dëshironi të keni një trup të shëndetshëm dhe në formë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni zakonet e këqija si konsumimi i alkoolit.

Shënim

Mënyra e të ushqyerit mund të veprojnë si një faktor kyç në shmangien e formimit të celulitit. Disa ushqime dihet se kontribuojnë në formimin e celulitit. Prandaj njohja e tyre mund t’ju ndihmojë të parandaloni dhe të menaxhoni gjendjen. /AgroWeb.org