21 Janari, xhaxhai i Aleks Nikës takohet me kreun e SPAK: Tërhiqeni dosjen nga Prokuroria e Tiranës, nëse hetoni u dorëzojmë audio përgjimin e Gardës

21 Janari, xhaxhai i Aleks Nikës takohet me kreun e SPAK: Tërhiqeni dosjen nga Prokuroria e Tiranës, nëse hetoni u dorëzojmë audio përgjimin e Gardës

Viktimat E 21janarit

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWe se ai ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet nga SPAK.

Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi lidhur më ngjarjen e 21 janarit.

“Ne kërkojmë  që dosja të hetohet në SPAK. Si familje kemi besim te Prokuroria e Tiranës. Ne duam që SPAK-u të tërhqë dosjen pasi i ka të gjitha mundësitë të kryejë një hetim objektiv”, mësohet të ketë thënë Nika.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: