Zbardhet procesverbali i Kuvendit: Ja pse po dënohen dy deputetët e PD. Reagon Paloka: Çudi, nuk paskemi qenë të dehur

Zbardhet procesverbali i Kuvendit: Ja pse po dënohen dy deputetët e PD. Reagon Paloka: Çudi, nuk paskemi qenë të dehur

Leskaj Paloka

Dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas fjalorit të përdorur në adresë të kryeministrit Rama.

Ndonëse akuzat e Ramës ishin që dy deputetët kishin ardhur të dehur në seancë plenare, në procesverbalin e Kuvendit për masën ndaj tyre, ky fakt nuk përmendet.

Sipas sekretariatit për Etikën, dy deputetët duhet të marrin masën disiplinore pasi kanë “përdorur fjalë fyese ndaj kryeministrit; kanë kryer sjellje të pahijshme në sallën e seancës plenare duke shkelur etikën parlamentare”.

Lidhur me vendimin ka reaguar sërish deputeti i PD-së, Edi Paloka “Çudi, nuk paskemi qene “te dehur” sic perseriste i shperfytyruari ne seance plenare!!! Në fakt thjeshtë i kthyem restin per lumin e sharjeve dhe fyerjeve qe ai leshoi nje dite me pare ndaj opozites dhe kjo eshte me e pakta qe ai meriton”.