“Vota jonë e qartë, kundër”/ Alibeaj për Portin e Durrësit: Kompani offshore dhe iniciativë kriminele! Bushka: Gënjen!

“Vota jonë e qartë, kundër”/ Alibeaj për Portin e Durrësit: Kompani offshore dhe iniciativë kriminele! Bushka: Gënjen!

Alibeaj

I ashpër ka qenë qëndrimi i Enkelejd Alibeaj, në Komisionin e Ligjeve ku edhe u diskutua për Portin e Durrësit. Alibeaj tha se marrëveshja nuk ka transparencë dhe se sipas tij është një iniciativë kriminale.

Alibeaj: Në të njëjtën situatë si sot janë duke u trajtuar edhe amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Dy autostrada për të futur paratë e krimit. Me Portin e Durrësit jo vetëm vijnë por gjejnë parajsën për tu larë dhe për tu pastruar.. Kjo është çfarë parlamenti do të duhet të mendojë , Janë këto sensibilitete që ne duhet të kemi parasysh. Sa kohë që nuk kemi garanci , bëhet gjithçka me shpejtësi, shteti fiton shumë më  pak se çfarë jep, për sa kohë që pushtetit lokal nuk fiton asgjë, askush nuk duhet të ketë dilemë sepse këto janë arsye që ky ligj të mos miratohet. Vota jonë është fare e qartë, kundra sepse kjo nuk është ndërmarrje për të rritur aftësinë turistike të vendit, por një iniciativë kriminele.

Bushka: Si mund të gënjeni, Keni thënë sa e sa gënjeshtra. Rast si ky në Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë,. Është sa dyfishi i investimit të TAP.