VIDEO/ Miratohet mes debateve të ashpra projektligji për Portin e Durrësit. “S’ka më diskutime, votat t’i numërojë Sekretaria”, Bardhi ‘i flak’ mikrofonin Klotilda Bushkës

VIDEO/ Miratohet mes debateve të ashpra projektligji për Portin e Durrësit. “S’ka më diskutime, votat t’i numërojë Sekretaria”, Bardhi ‘i flak’ mikrofonin Klotilda Bushkës

1111

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra pas diskutimeve për projektligjin për Portin e Durrësit.

Pas debatit të ashpër për Portin e Durrësit, ndërsa Bushka u shpreh se do të kalojë për votim projektligjin, në këtë moment ka ndërhyrë Bardhi duke i ‘flakur’ tej mikrofonin.

“Unë nuk e vazhdoj më diskutimin do të kaloj në votim sepse ju kolegë nuk keni respekt. Kur ju flisni ne ju respektojmë. Kalojmë në votim. Të numërojë votat sekretaria.”, tha Bushka.

Debati:

Bushka: Nuk ka më diskutime kalojmë në votim se ju kolegë nuk keni respekt

Bardhi: Gjejeni në marrëveshje ku investon ai

Bushka: Më gjeni një rresht ku tokën e japim në pronës. E keni lexuar kontratën. Sot gjithë ditën treguam se ajo që thoni ju për zhvillimin  e procedurës së përshpejtuar është e drejtë dhe sot i dhamë 8 orë kohë për ta sqaruar. dhe unë nuk e kuptoj, ju qofshi që nuk gjetët asnjë defekt tek kontrata.