VIDEO/ Ishte duke shkuar në dasmë, makina përplas 48-vjeçaren, shoferi shoqërohet në komisariat

VIDEO/ Ishte duke shkuar në dasmë, makina përplas 48-vjeçaren, shoferi shoqërohet në komisariat

Aksident

Një 48-vjeçare është përplasur pak minuta më parë nga një makinë në dalje të qytetit të Beratit.

Liljana Salillari, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të shkuar në lokalin ku ishte e ftuar për dasmë por është përplasur nga një makinë në vendin e quajtur “Ura e Hanit”.

Mjeti tip Citorn, me AB 028 ESzka qenë duke qarkulluar nga Berati në drejtim të Dimalit kur ka përplasur e marrë para gruan.

E plagosura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë rrugore dhe ekspertë që janë duke kryer edhe këqyrjen e vendngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit Enea Mehmetaj, i cili është shoqëruar në polici, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe nuk e ka parë gruan që hidhte rrugën, për shkak edhe të mungesës së ndriçimit në këtë aks nacional.

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajme.online