U tërhoq para tri vitesh, 43-vjeçari italian rikthehet për të ndihmuar ekipin e zemrës

Palermo ishte një nga skuadrat më të bukura në Serie A në mesin e viteve ‘2000.

Pjesë e siçilianëve ishin emra si Edinson Cavani,Javier Pastoler, Fabrizio Miccoli, Amauri, Luka Toni, Andrea Barzagli, Fabio Grosso, Simon Kjaer dhe Franco Brienza.

Ky i fundit u tërhoq nga futbolli aktiv tri vite më parë, por mesfushori, i cili në vitin 2005 debutoi me kombëtaren e Italisë, që drejtohej nga Lippi dhe një vit më pas do të “pushtonte” botën në Gjermani, ka vendosur të rikthehet në fushë në moshën 43-vjeçare!

Dashuria e madhe për Ischian, skuadrën e vendlindjes, ndikoi që mesfushori ofensiv të rikthehet sërish në fushën e blertë, me misionin për të ndihmuar skuadrën e zemrës për t’u ngjitur një kategori më lart./ Super Sport