U rrah barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë, zbulohen detaje të reja nga dhunimi i 22-vjeçares keniane

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë më datën 13 gusht të këtij viti, ku një 22-vjeçare nga Kenia u gjet e dhunuar në katin e parë të banesës që jetonte me qera.

Dyshohet se 22-vjeçarja është dhunuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës duke pësuar dëmtime të rënda që e kanë çuar në gjendje të rëndë.

News 24 bën me dije se si të përfshirë në dhunimin e të resë nga Kenia kanë qenë 5 persona 4 prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht 3 djem dhe 2 vajza.

Raportohet gjithashtu se mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Hetimet në lidhje me rastin janë ende në vijim, ndërkohë që deri më tani grupi hetimor ka provuar që autorët janë larguar nga vendngjarja me 3 makina të ndryshme.

Kujtojmë se njoftimi i parë për ngjarjen u bë pas tre muajsh nga policia, më 9 nëntor 2022.

Në njoftimin e saj policia deklaron se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Prokuroria ka nisur hetimet duke e referuar rastin gjithashtu si “Plagosje e rëndë me dashje dhe ka marrë në pyetje personat e afërt të 22-vjeçares, si dhe kontaktet e fundit të saj. Në pyetja janë marrë dhe banorët e lagjes, përfshirë dhe komshinjtë e saj në rrugën “Pandeli Evangjeli”.

22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës, ndërkohë që e ëma e saj po përpiqet ta transferojë në një spital jashtë vendit për një trajtim më të specializuar.